Kosova e Britania thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes
Lexohet për: 1 min.
4
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci dhe ministri i Forcave të Armatosura britanike Leo Docherty nënshkruan sot memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, Ministrisë së Mbrojtjes së Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut.

Marrëveshja, e cila do të formësojë edhe më tej bashkëpunimin e shkëlqyeshëm bilateral në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve, përfshin koordinimin për mbështetjen e integrimit të Kosovës në NATO, realizimin e ushtrimeve dhe trajnime të përbashkëta, mbështetje dhe trajnime për operacione ndërkombëtare dhe misione ushtarake, si dhe shkëmbim përvojash në fusha të tjera.

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës është mirënjohëse ndaj Britanisë së Madhe për mbështetjen e pakursyer dhe të vazhdueshme në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit tonë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024