Nait Hasani është një emër që do të mbahet mend përgjithmonë në historinë e Kosovës si një hero i vërtetë, nismëtar dhe njëri ndër komandantët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Ai ka treguar guxim dhe sakrificës së jashtëzakonshme, duke marrë një prej detyrave më të vështira, koordinimin dhe komunikimin e UÇK-së në mes të zonave të luftës, ai punoi pa u lodhur në hije, duke i dhënë forcë dhe drejtim lëvizjes çlirimtare ku edhe zë vend shprehja: “Naiti i njeh të gjithë - Naitin s’e njeh asnjë”, pasi ai ka qenë i njohur me emrin Kujtim dhe disa e kanë thirrur Qorri (për shkak të syzave) ). Naiti këtë detyrë e ka çuar deri në fund guximshëm.
Naiti, si në luftë, si në burg dhe si në liri, ka qenë simbol i qëndresës dhe shpresës për një popull që kërkonte liri dhe drejtësi. Vlerat që Nait Hasani ka mbrojtur gjatë luftës – dashuria për atdheun, ndershmëria, guximi dhe besnikëria ndaj kauzës- janë të papërshkrueshme dhe i kanë dhënë forcë çdo nisme për të çuar përpara idealet e UÇK-së. Kosova duhet të udhëhiqet më mirë me çlirimtarë si Nait Hasani.
Kosova mundet #MaMirë