Kosova do të aplikojë sërish për marrjen e statusit vend-anëtar me të drejta të plota në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë, tha kryeministri Albin Kurti. Ai tha se një gjë e tillë do të ndodh në samitin e asamblesë në vitin 2026.
Kreu qeveritar, në seancën solemne të hapjes së sesionit të 36-të të Asamblesë Rajonale të Evropës (ARE), pjesë e Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë (APF), që po mbahet në Kosovë, tha se bota frankofone duhet të jetë më e pranishme në Kosovë.
Krahas kësaj, Kurti duke folur për nevojën e demokracisë, temë e samtit, tha nuk mund të ketë demokraci të mirëfilltë pa trajtuar në mënyrë efektive manipulimin e informacionit dhe sulmet kibernetike.
Në anën tjetër, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se vendi synon t’i forcojë më tej lidhjet kulturore dhe gjuhësore me vendet frankofone.Ndërkaq, kryesuesja e delegacionit tëAsamblesë Rajonale të Evropës, pjesë e Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë (APF), senatorja belge Anne Lambelin, tha se qëllimi i asamblesë nuk është të imponojë demokracinë, por ta mbrojnë atë.
Fjalën e mori edhe, kryesuesi i delegacionit të Përhershëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës në APF, Dimal Basha, cili tha se Kosova do të angazhohet për të mbrojtur dhe promovuar demokracinë dhe të drejtat e grave./KosovaPress/