Byroja Shtetërore dhe emërimet e fundit në KOSTT, vjen reagimi i KDI-së
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Byroja Shtetërore dhe emërimet e fundit në KOSTT, vjen reagimi i KDI-së
Foto Ilustruese
1 javë më parë
Linku u kopjua

Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar ndaj vendimeve të marra nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje sot për Byronë Shtetërore dhe emërimet në KOSTT, duke thënë se me këtë po forcohet korrupsioni dhe kapja e institucioneve, si dhe po keqpërdoret Kuvendi i Kosovës për motive elektorale.

KDI thotë se emërimi i familjarëve të ministrit të Mjedisit Liburn Aliu dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi si anëtarë të Bordit të drejtorëve të ndërmarrjes publike KOSTT, paraqet shembull flagrant të nepotizmit dhe konflikt interesi dhe në funksion të përdorimit të institucioneve për interesa private.

Gruaja e Liburn Aliut e nipi i Besnik Bislimit emërohen anëtarë të Bordit në KOSTT • KosovaPress

Për më tepër, KDI konsideron se shqyrtimi dhe miratimi i Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme në të dy leximet brenda një periudhe të shkurtër kohore paraqet një tjetër goditje për proceset demokratike parlamentare.

“Ky projektligj, i proklamuar si ndër më të rëndësishmit në luftën kundër korrupsionit, nuk do të duhej të miratohej pa konsultime publike, pa debat parlamentar dhe pa përfshirjen e publikut. Ky nxitim në miratimin e tij, lë të kuptohet se projektligji po përdoret për qëllime elektorale, në vend që të shërbejë si mekanizëm kundër pasurimit të paligjshëm të zyrtarëve publikë”.

KDI thotë se zhvillimet e fundit po e dobësojnë shtetin e së drejtës dhe favorizojnë interesat e ngushta politike të partisë në pushtet, duke keqpërdorur Kuvendin e Kosovës për motive elektorale.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024