Kosova dhe Unioni Arab me bashkëpunim e rekomandime për ndryshimet klimatike
Lexohet për: 4 min.
280040838_2309315332541663_2291742192938863097_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Konferenca Ndërkombëtare Arabo-Evropiane në Kosovë "Ndikimi i ndryshimeve klimatike në degradimin e tokës", ka përfunduar me deklaratën e përbashkët të Kosovës dhe Unionit Arab, rekomandime, si dhe iniciativën për "Ambasadorë të Natyrës".

Konferenca dy ditore u organizua nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si dhe Unioni Arab për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Mjedis me seli në Kajro të Egjiptit. 

Zëvendësministre e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbasha tha se janë duke punuar në ligjin për ndryshimet klimatike dhe strategjinë për de-karbonizim, të cilat do të përfundojnë deri në fund të këtij viti, si dhe po angazhohen në planin e veprimit për ndryshimet klimatike.

Ajo gjithashtu ka lexuar deklaratën e Kosovës dhe Unionit Arab për zhvillim të qëndrueshëm dhe mjedis, për iniciativën "Ambasadorë të Natyrës".

“Fillimi i programit të ambasadorëve përfaqëson një mundësi të jashtëzakonshme që të kontribuojmë në fuqizimin e të rinjve për të qenë udhëheqës të ndryshimeve dhe udhëheqës mjedisor të së ardhmes. Vizioni i kësaj iniciative është forcimi i ndërtimit të një partneriteti efektiv strategjik ndërmjet qeverive dhe OJQ-ve që merren me mjedisin duke ofruar mbështetje teknike dhe njohuri përmes një procesi i cili mbështetët një rrjetëzim në shkëmbim të përvojave. Përmes kësaj iniciativë do të përcillen mesazhe si ndërgjegjësimi i shoqërisë, përkrahja e kulturës, dashurisë dhe interesimit për natyrën, mbështetja e përpjekjeve në punë të qëndrueshme mjedisore, forcimi i përpjekjes për ruajtjen e mjedisit dhe puna për të reduktuar degradimin e habidateve natyrore dhe për të ndaluar humbjen e biodiversitetit, si dhe marrja e rolit për të reduktuar pozitiv”, tha ajo.

Drejtori i përgjithshëm i Akademisë Diplomatike, Beqir Ismaili derisa lexoi deklaratën e përmbylljes, tregoi për ecurinë e konferencës, ku tha se palët janë zotuar që të thellohen edhe më shumë bashkëpunimi në mes tyre.

“Në këtë takim palët u dakorduan për ndërmarrjen e disa iniciativave, si iniciativa për transformimin e përdorimit të lëndëve djegëse fosile në energji pa lëndë djegëse, si iniciativë e në fushën e shëndetësisë, një iniciativë në fushën e arsimit, një iniciativë për përdorimin optimal të burimeve natyrore dhe iniciativën ambasadorët e natyrës. U ra dakord që ambasadori Beqir Ismaili të jetë kondensator i këtyre iniciativave”, tha ai.

Sekretari gjeneral i Unionit Arab për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Mjedis – Egjipt, Ashraf Abdel Aziz, lexojnë rekomandimet nga konferenca ndërkombëtare Arabo-Evropiane në Kosovë.

“Shtimi i koncepteve dhe aplikimeve të ekonomisë së gjelbër në kulikulat shkollore. Krijimi i një vargu të lehtësimeve për instalimin e stacioneve të energjisë diellore dhe përfshirja e sektorit privat në këtë drejtim. Zhvillimi i një strategji të çartë bujqësore për të përballuar efektet e ndryshimeve klimatike. Koordinimi ndërmjet ministrive dhe agjencive që kanë të bëjnë me bujqësinë për të marrë rezultatet efektive për trajtimin e ndryshimeve klimatike. Krijimi i një fushate ndërgjegjësimi shëndetësore të mbështetur nga Unioni Arab për zhvillim të qëndrueshëm, për përfundimin e ekzaminimeve mjekësore që qytetarët me nevojë, ndërgjegjësimin dhe shkëmbimin e përvojave mes mjekeve në këtë drejtim. Krijimi i një synimi vjetorë në fushën e kërkimit, projekteve dhe nismave mjedisore për projektet më të rëndësishme miqësore në mjedisin, që do të shpallet nga një komision ekspertësh nga të dyja palët” , tha ai.

Aziz ka thënë se kanë diskutuar për problemet mjedisore dhe bujqësore që rezultojnë nga ndryshimet klimatike dhe se duhet të krijohet një kanal i komunikimit shkencore ndërmjet Unionit Arab dhe ekspertëve kosovarë.

Krahas pjesëmarrjes në konferencë, Unioni Arab pati takime me përfaqësues të institucioneve të Kosovës./L.Kerolli/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024