Kosova bëhet me Konsullatën e Përgjithshme në Poloni
Lexohet për: 2 min.
Messenger_creation_09586811-9321-4de3-8d74-e5896c7f1d0f
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës është inauguruar sot në një ceremoni zyrtare në Varshavë të Polonisë e udhëhequr nga ambasadori Drilon Gashi. Shefja e diplomacisë evropiane Donika Gërvalla tha se Polonia si vend mik i Kosovës ka potencial të madh të bashkëpunimit ekonomik, shkëmbim të studentëve, ekspertëve, përvojave në proceset integruese dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Ministrja Gërvalla falënderoi Poloninë edhe për mbështetjen e saj të madhe  për anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare.

Nënsekretarja e Shtetit të Ministrisë së Jashtme polake Moscicki-Dendys tha se krijimi i Misionit të Kosovës paraqet gur-themel të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe shprehu vullnetin dhe përkushtimin për të intensifikuar marrëdhëniet bilaterale në fushat me interes të përbashkët. Ministrja polake vlerësoi lart ndihmën e Kosovës për Ukrainën dhe orientimin e saj perëndimor, duke ofruar mbështetjen polake në shtimin e lidhjeve ekonomike, kulturore dhe ndihmën në anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës dhe integrimin në BE.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024