Kosova bëhet me 100 noterë të rinj
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka nënshkruar sot vendimin për emërimin e 100 noterëve të rinj, ndërsa për shkak të mosplotësimit të kushteve emërimi i gjashtë kandidatëve të tjerë për noter është refuzuar.

Ajo në një postim në Facebook ka bërë të ditur se vendimet do të publikohen të hënën në ueb faqen e Ministrisë së Drejtësisë.

“Për shkak të përvojave të hidhura në të kaluarën, ky proces i Provimit të Noterisë ka qenë ndër proceset më transparente e profesionale të organizuara ndonjëherë. Me përzgjedhjen e 100 noterëve të rinj kemi dëshmuar që edhe mund t’i përmbushim nevojat e qytetarëve, por edhe meritokracinë”, ka shkruar Haxhiu.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025