Kosova 3x3 te femrat mposhtet nga Luksemburgu
Lexohet për: 1 min.
11-Kosova 3x3
1 vit më parë
Linku u kopjua

Pas fitores ndaj Andorrës në ndeshjen e parë, vashat e Kosovës janë njoftuar me humbjen e parë në kualifikimet e FIBA Europe Cup 3x3, që po zhvillohen në Qipro.

Kosova ka pësuar humbje nga Luksemburgu me shifrat 17:4, në ndeshjen e dytë sot të zhvilluar në kuadër të kualifikimeve të kësaj gare, raporton KosovaPress.

Saranda Daci ishte më e dalluara te Kosova me tri pikë të realizuara, ndërsa Enisa Kamerolli shënoi vetëm një pikë.

Ndeshja e fundit në grupe për vashat dardane do të jetë sot me fillim nga ora 17:45 kundër Qipros.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025