Ka filluar fushata e korrje-shirjeve në shumicën e vendeve në Kosovë. Ani pse ende nuk kanë marrë subvencionet nga Qeveria, bujqit po e quajnë një vit të suksesshëm, ndërsa ekspertët thonë se edhe këtë vit nuk do të ketë prodhim të mjaftueshëm të grurit.
Bujku Valon Vehapi, nga Suhadolli i Lipjanit, i cili ka rreth 80 hektarë me grurë dhe misër, ka thënë për KosovaPress se ende nuk kanë filluar subvencionimet në bujqësi. Ai thotë se kanë marrë informacion nga ministria se janë aprovuar mjetet për një pjesë të madhe të fermerëve.
Profesori i bujqësisë pranë Fakultetit të Bujqësisë të UP-së, Imer Rusinovci ka kërkuar nga Ministria e Bujqësisë që krahas subvencionimit të grurit ta kenë prioritet edhe naftën për autokombajna, pasi puna në bujqësi kërkon shpenzime të mëdha të derivateve.
Kombajneri Skender Hyseni është shprehur se që 46 vite përvojë pune në këtë lami, asnjëherë nuk e mban mend një vit si ky. Hyseni e quan këtë si “vit me bereqet, i mbarë e me të gjitha të mirat”.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.