Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka akuzuar SHBA-në se “po kontribuon në rritjen e tensioneve globale që mund të përshkallëzojnë në një luftë termonukleare më shkatërruese", sipas agjencisë qendrore të lajmeve koreane.
Ndërsa fliste në një ekspozitë ushtarake në Phenian, ai theksoi se Gadishulli i Koresë nuk ka qenë kurrë në rrezik më të madh për luftë bërthamore dhe se negociatat e mëparshme me Uashingtonin vetëm sa e kanë bërë të qartë “politikën agresive dhe armiqësore" amerikane ndaj Koresë së Veriut.
Deklaratat vijnë në mes të tensionit të përshkallëzuar midis SHBA-së dhe Rusisë, si dhe reagimit global që Kim Jong-un ka marrë për vendosjen e më shumë se 10 mijë ushtarëve të Koresë së Veriut në vijat e frontit në Rusi në luftën e saj të vazhdueshme kundër Ukrainës.
“Ne kemi bërë tashmë gjithçka që është e mundur në negociatat dypalëshe me Shtetet e Bashkuara dhe ajo që përfundimisht u bindëm nuk ishte vullneti i superfuqisë për të bashkëjetuar me ne, por qëndrimi i saj dominues dhe politika e pandryshueshme agresive dhe armiqësore ndaj Koresë Veriore,” shtoi Kim."Ne dënojmë në termat më të fortë të mundshëm rritjen e bashkëpunimit ushtarak midis Koresë Veriore dhe Rusisë, duke përfshirë eksportin e Koresë Veriore dhe prokurimin e paligjshëm të raketave balistike nga Koreja Veriore në kundërshtim me rezolutat e shumta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe përdorimin e këtyre raketave dhe municioneve nga Rusia kundër Ukrainës”, thuhet në deklaratën në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit.
Marrëdhëniet e SHBA me Korenë e Veriut nuk janë përmirësuar gjatë presidencës së Joe Biden. Koreja e Veriut nuk ka komentuar rizgjedhjen e Trump qe nga fitorja e tij. Ai ishte presidenti i parë i SHBA-së që vizitoi vendin në vitin 2019 pasi u takua me Kim për herë të parë një vit më parë.