Korça me 60 interpretues të folkut në festivalin e Gjirokastrës
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Korça do të ketë grupet e saj artistike që do të performojnë në skenën e Festivalit Folklorik Kombëtar.

Komisioni Artistik përzgjodhi nga një pjesëmarrje e gjerë, grupet të cilat do të përfaqësojnë qarkun e Korçës në këtë rikthim të një prej traditave më të bukura folklorike.

Më datën 27 qershor qarku i Korçës do të jetë pjesë e Festivalit Folklorik Kombëtar, që zhvillohet në Gjirokastër.

Rreth 60 bartës të folklorit nga të gjitha bashkitë e qarkut do të jenë pjesë e festës më të madhe të folklorit shqiptar, ku do të ngjiten në skenën e kalasë së Gjirokastrës.

Korça në këtë festival do të përcjellë vlerat më të bukura e të larmishme të trashëgimisë shpirtërore, etnomuzikore, etnografike dhe ato koreografike./Atsh

Si e vlerësoni punën e Arbërie Nagavci në krye të Ministrisë së Arsimit?
Shumë të mirë
Mirë
Dobët
Shumë të dobët
Voto
154
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024