Kontrolloni shëndetin e zorrëve me ndihmën e misrit
Lexohet për: 2 min.
r21r12
2 vite më parë
Linku u kopjua

Nëse dyshoni për probleme dhe sëmundje të tretjes, ekziston një test i thjeshtë në shtëpi që mund ta përdorni për të kontrolluar shëndetin e zorrëve tuaja.

Duke qenë se trupi e ka të vështirë të tresë misrin, ky është një ushqim ideal për të testuar funksionin e zorrëve.

Hapi 1:

Mos hani misër për një javë para testit.

Hapi 2:

Tani hani një grusht misër të ëmbël. Mund ta hani me një sallatë, një vakt më specifik ose vetëm.

Hapi 3:

Vini re kohën kur keni ngrënë misër - është shumë e rëndësishme!

Hapi 4:

Prisni. Mos hani më misër pas kësaj pjese provë. Monitoroni tretjen tuaj dhe kontrolloni jashtëqitjen tuaj.

Hapi 5:

Vini re kohën kur misri u bë i dukshëm në jashtëqitje.

Tretje normale

Nëse nga konsumimi deri në shfaqjen e misrit në jashtëqitje kanë kaluar 24 deri në 36 orë, kjo do të thotë se keni tretje të mirë.

Tretje e përshpejtuar

Nëse misri u shfaq në më pak se 12 orë, tretja juaj po funksionon shpejt. Jashtëqitja juaj është ndoshta më e butë, por kjo nuk duhet t'ju shqetësojë. Kjo do të thotë që ju thjesht e tretni ushqimin më shpejt.

Tretje e ngadaltë

Nëse kanë kaluar 36 ose më shumë orë, ose nëse shfaqet kapsllëku, është e qartë se bëhet fjalë për tretje të ngadaltë. Nëse keni tretje të ngadaltë, pini më shumë ujë, hani më shumë fibra ushqyese përmes frutave, perimeve dhe drithërave të freskëta. Aktiviteti i rregullt fizik gjithashtu ndihmon në përshpejtimin e tretjes.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025