Kontrata kolektive ‘përplas’ sindikatat me pushtetin
Tema
Lexohet për: 3 min.
Kontrata kolektive ‘përplas’ sindikatat me pushtetin
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Mungesa e kontratës kolektive ka krijuar pakënaqësi te punëtorët e shëndetësor dhe të arsimit në vend.  Përfaqësuesit sindikal të këtyre punëtorëve kritikojnë Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti. Që nga viti 2021, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) dhe Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK) nuk kanë kontrata kolektive. E kjo shkëputje përveç që po konsiderohet të jetë e një anshme, sipas SBAShK-ut dhe FSShK-së,  kjo ka ndodhur edhe pa bazë ligjore.

E dialogu social mes sindikatave dhe Qeverisë, sipas Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) është kushti themelor që Kosova të hyjë në Bashkimin Evropian.

Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, Atdhe Hykolli ka thënë për KosovaPress se pa sindikata nuk ka hyrje në BE.

“Është një shkëputje e një anshme, e cila neve si sindikata na sjell shumë probleme...Le ta dijë edhe partneri social edhe të gjithë të tjerët, se pa sindikata nuk ka hyrje në Bashkimin Evropian. Kushti themelor për me hyrë në BE është, dialogu social mes sindikatave, po të kemi dialogun social atëherë do të kemi marrëveshje të përgjithshme kolektive, pagë minimale të dinjitetshme, vlerë koeficientit të pagave të dinjitetshme, për arsye se komisionet profesionale do ta kishin dhënë fjalën e fundit”, ka thënë Hykolli.

Ndërsa, kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka lënë fajtore Ministrinë e Financave, Punës dhe Tranfereve, Hekuran Muratin dhe ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, duke thënë se këto ministri nuk po kthejnë përgjigje për kontratën kolektive.

Po ashtu, kryetarja e FSShK, Tevide Imeri është shprehur se kjo Federatë ka mbajtur vetëm një takim të rastësishëm me ministrin e Shëndetësisë, në muajt e parë të këtij viti, ku Vitia u premtoi se deri në muajin mars do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes sektoriale.

Sipas Imerit, kjo u ka shkaktuar një “handikap” të madh në menaxhim, e cila përfshin mbi 14 mijë e 300 punonjës të shëndetësisë.

E ministri i Financave, Hekuran Murati, në mbledhjen e Asociacionit të Komunave të Kosovës, e vlerësoi si enigmatike çështjen se pse ende nuk ka asnjë person përgjegjës për dëmet e shkaktuara nga obligimet e kontratave kolektive.

KosovaPress, ka dërguar pyetje në Ministrinë e Shëndetësisë dhe asaj të Arsimit, por të njëjtat nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikimin e artikullit.

Kontrata Kolektive parasheh disa përfitime financiare– nga pagesa për shujtat ushqimore,  shpenzimet e udhëtimit, paga jubilare e deri te paga shtesë pas pensionimit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024