Njësia e Taskforcës në përbërje nga Policia dhe Dogana e Kosovës, në vazhdën e zbatimit të masave të luftës kundrejt dukurive të kundërligjshme, në zonën kufitare të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, ka ndërhyrë në tri raste të ndara, që kanë rezultuar me parandalimin e kontrabandimit të mallrave të ndryshme.
Sipas Policisë, me datën 05.09.2024, rreth orës 06:35, në brezin kufitar mes fshatit Dobrosinë SRB dhe fshatit Stublinë –RKS, është vërejtur një automjet me targa serbe, nën dyshimin se ishte duke bërë kontrabandim me mallra.
Sipas Policisë, më datën 04.09.2024, rreth orës 18:40, në brezin kufitar në mes të fshatit Breznicë SRB dhe fshatit Karaçevë e Poshtme – RKS, është vërejtur një automjet me targa vendore duke hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës.
“Gjatë kontrollit të automjetit i cili po drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar, i njëjti kishte pasur të ngarkuara 798 shishe me birra Zajrqasko (me nga 0.5 litër) pa dokumente mbi prejardhjen e mallit”, thuhet në komunikatë.“Gjatë kontrollit të automjetit, i cili po drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar, është vërejtur se kishte pasur të ngarkuara 27 pako me speca në peshë rreth 300 kg. pa dokumente mbi prejardhjen e mallit. Lidhur me rastin automjeti dhe mallrat e kontrabanduara janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminal doganor për procedurat e mëtejme”, thuhet në komunikatë.