Kontrabandë me mjaltë dhe alkool, ndalohen nga policia (Foto)
Lexohet për: 2 min.
316135707_427600916246839_1808243249439249305_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Zyrtarët policorë kufitar në vazhdën e zbatimit të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet  operativo-taktike në teren, ku në dy raste të ndara kanë parandaluar futjen e mallrave të kontrabanduara në Republikën e Kosovës.

Sipas një njoftimi të Policisë, në rastin e parë, sot rreth orës 13:00 në fshatin Komogllav në drejtim të fshatit Gërlic, njësia policore ka vërejtur duke qarkulluar në rrugë  automjetin e dyshuar Opel Astra (me targa lokale), gjatë kontrollit është vërejtur se kishte të ngarkuar mjaltë për të cilën nuk kishte asnjë dokument për origjinën dhe përmbajtjen e saj.

“Gjatë kontrollit në automjetin e ndaluar kishte pasur të ngarkuar Mjaltë me përbërje të dyshimtë, cila dyshohet të jetë kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut. Në total kanë qenë 37 paketime me nga 12 kavanoza me peshë nga 720Gr. 37 x 12 = 444 Kavanoza 444 x 720Gr = 319.680Kg Personi i dyshuar është shoqëruar për intervistim, për të vazhduar me procedurat e mëtejme”, thuhet në njoftim.

Ndërsa në rastin e dytë po ashtu sot, zyrtarët policorë dhe doganorë në pikën e kalimit kufitar Dheu i Bardhë, pas dyshimit të shfaqur kanë ndërmarrë masa të nevojshme duke bërë profilizimin dhe kontrollin në vijën e dytë  të një veture dhe si rezultat i kësaj është parandaluar një rast i futjes ilegale të mallrave me akcizë – pijeve aloolike.

“Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur artikuj: 60 litra alkool 40%, Zhollta, 14 litra alkool 38%, Ouzo Tsantali, 6 litra alkool 40%, Stomaklia. Pas kryerjes së procedurave fillestare, rasti është proceduar nga Dogana e Kosovës. Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës do të vazhdojnë bashkëpunimin dhe koordinimin në luftimin dhe parandalimin e kontrabandës së mallrave”, thuhet në njofitm.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025