Kontigjenti i Forcave të Armatosura Bullgare certifikohet për pjesëmarrje në misionin e NATO-s në Kosovë
Lexohet për: 1 min.
Косово - президент - посещение - KFOR
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Një kontigjent i Forcave të Armatosura Bullgare është certifikuar për të marrë pjesë në operacionin paqeruajtës të udhëhequr nga NATO në Kosovë, KFOR, tha të enjten Ministria e Mbrojtjes e Bullgarisë.

Aftësitë luftarake të kontingjentit u vlerësuan nga një komitet i Komandës së Forcave të Përbashkëta dhe Forcave Tokësore gjatë një stërvitje taktike të mbajtur në Zonën e Stërvitjes Koren, Rajoni i Haskovës (Bullgaria Jugore).

Kontingjeti përbëhet kryesisht nga ushtarakë të Regjimentit të 4-të të Artilerisë. Ai përfshin gjithashtu personel shërbimi nga Regjimenti 101 Alpin dhe Regjimenti 110 i Logjistikës i Forcave Tokësore, si dhe personel shërbimi nga Sistemi i Komunikimit dhe Informacionit Mobile të Komandës së Forcave të Bashkuara.

Majori Milen Zlatev i Regjimentit të IV-të të Artilerisë është komandant i elementit mbështetës kombëtar dhe ndihmës komandant kombëtar i kontingjentit. Komandant i kompanisë së manovrimit është kapiteni Kalojan Dimitrov i Regjimentit të IV-të të Artilerisë, thuhet në njoftimin për media të Ministrisë./BTA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024