Konjufca: Vuçiq qëndron prapa sulmit në Banjskë
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq qëndron prapa sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Ai në Rubikon të Klan Kosovës ka thënë se të gjitha faktet tregojnë se Vuçiq ka qenë në dijeni para sulmit të 24 shtatorit.

“Ka fakte të bollshme për përfshirje të institucioneve shtetërore të Serbisë në atë sulm, i cili ishte edhe terrorist, por në të njëjtën kohë mund ta quajmë edhe akt të agresionit. Meqenëse nuk ishte thjesht një grup privat aty. Faktet edhe të inteligjencës edhe të institucioneve tjera të sigurisë dhe të gjitha institucioneve shtetërore tregojnë që presidenti serb Aleksandar Vuçiq, nuk mund të mos e ketë ditur për këtë sulm”, ka thënë Konjufca.

Ai tha se Serbia ka për synim kryesor që ta mbajë Kosovën të destabilizuar, teksa kjo u bë edhe më e qartë me sulmin e 24 shtatorit.

“Në momentin që je personaliteti kryesor shtetëror edhe politik i vendit siç ndodh me Vuçiq në Serbi, i cili jo vetëm që pretendon se është zgjedhur përmes zgjedhjeve demokratike, por edhe ka metoda dhe mekanizma jashtë-institucionalë se si e mban pushtetin, për një njeri të tillë, i cili e kontrollon atë që quhet shteti i thellë në Serbi prej mekanizmave të inteligjencës e deri te krejt sektori i sigurisë, vetëdija që një sulm i tillë do të ndodhë është i barabartë me organizimin e tij”, tha Konjufca.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024