Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka ururar homologen e tij nga Shqipëria, Elisa Spiropali e cila sot u zgjodh kryetare e Kuvendit të Shqipërisë.
I pari i Kuvendit Glauk Konjufca ka shkruar në profilin e tij në rrjetin social Facebook, se mezi pret që të nis punën e përbashkët për të vijuar dhe thelluar edhe më tej bashkëpunimin.
Sipas tij Kosova dhe Shqipëria janë pranë njëra-tjetrës në çdo rrethanë e në secilën fushë.
“Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë natyrshëm janë pranë njëra-tjetrës në çdo rrethanë e në secilën fushë, duke përfshirë edhe atë politike. Është detyra jonë si politikanë dhe krerë institucionesh që ta vijojmë punën tonë dhe të institucioneve tona në nivel të kësaj natyrshmërie. Jam i bindur se në këto parime do ta kemi të drejtuar bashkëpunimin tonë me znj. Spiropali, si krerë të institucioneve legjislative dhe të gjithë punën që ndërlidhet me këto institucione”, ka shkruar dnër të tjera Glauk Konjufca.
https://kosovapress.com/elisa-spiropali-zgjidhet-kryetare-e-kuvendit-te-shqiperise