Konjufca takon Hovenier: Miqësia Kosovë-SHBA mbeten të palëkundura
Lexohet për: 1 min.
300831716_613346176829748_575079621891943136_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë Jeffrey M. Hovenier dhe Alyson Grunder, zëvendës shefe e Misionit, së cilës i uroi suksese në detyrën e re.

Konjufca ka falënderuar ambasadorin Jeff Hovenier dhe zëvendës shefen e Misionit, Alyson Grunder për mbështetjen e gjithanshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë dhe vazhdojnë t'i japin Kosovës.

“Miqësia e dëshmuar dhe partneriteti shembullor ndërmjet popujve dhe shteteve tona mbeten postulate të palëkundura, siç mbetet i palëkundur përkushtimi i Republikës së Kosovës për thellimin e marrëdhënieve dhe bashkërendimin e objektivave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025