Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se në të gjitha letrat dhe rekomandimet që do t’i jap Kosova për zbatimin e marrëveshjes bazike me Serbinë, do të shpjegojë se më e rëndësishmja është të nis zbatimi i parimeve të marrëveshjes, të cilat Serbia i ka shkelur shumë herë dhe e gjithë kjo i jep të drejt institucioneve të Kosovë që të mos hedhin hap tutje në çështje teknike.
Konjufca pas takimit me presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer, tha se pozicioni insistues i Qeverisë së Kosovës është zbatimi dhe respektimi i marrëveshjes bazë.
“Serbia po i shkel parimet e marrëveshjes, mund t’i përmendi dy këtu, barazinë sovrane në mes shteteve, duke mos e pranuar fare si shtet, as defakto dhe e dyta atë pricipin e mos pengimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në institucione evropiane...nuk mund të kesh barazi sovrane në mes shteteve, ku kryeministrja e Serbisë, Bërnabiq, e dërgon letrën për ta zhvlerësuar marrëveshjen. Nuk ka barazi të shteteve kur e pengon Kosovën në çdo hap, do t’ia shkatrru subjektivitetin e saj ndërkombëtarë, ne e kemi subjektivitetin ndërkombëtar edhe pa Serbinë, por fakti që Serbia po i shkel të gjitha këto parime që i përmenda, kjo na jep të drejt që mos të hedhim hapin tjetër. Asociacioni mund të ketë afat por asociacioni nuk është parim. Nëse ne sulmohemi nga Serbia, nëse ministri i Serbisë thotë ushtria kur të kthehet në Kosovë, këtu janë shkelur parimet e marrëveshjes, kjo është fryma e marrëveshjes. Ne nuk kemi fqinjësi të mirë por kemi armiqësi, jo për shkak tonin por për shkak të Serbisë dhe pozicionimit të saj. Dhe ne në të gjitha letrat dhe shkëmbimet, argumentimeve, mendoj që kjo do të jetë korniza se si të fillohet të zbatohet, por të nis të zbatohet prej parimeve, jo prej datave. Parimet nuk kanë data”, tha ai.
Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer ka deklaruar se Zvicra do të vazhdojë me angazhimet në fushën e sigurisë në Kosovë e rajon duke ofruar më shumë se 200 mijë ushtar zviceran në KFOR.
Nussbaumer ka përmendur se paqja në pjesën veriore të Kosovës është e rëndësishme për Zvicrën andaj sipas tij mbështesin pikëpjekjet për dialog.
Derisa shtoi se duhet të gjendet një zgjidhje për të dal nga bllokada.