Konjufca priti në takim eurodeputetët e Komisionit Parlamentar për MSA BE-Kosovë
Lexohet për: 1 min.
2022_11_03_Kryetari Konjufca priti në takim eurodeputetët e KPSA-së (1)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga nënkryetarja Saranda Bogujevci, ambasadori Agron Bajrami dhe këshilltarët, ka pritur sot në takim eurodeputetët e Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë (KPSA), të kryesuar nga Romeo Franz.

Me këtë rast u diskutua, ndër të tjera, për progresin e arritur në reformat që lidhen me integrimin në BE, sundimin e ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, krizën energjetike, si dhe bashkëpunimin rajonal.

Konjufca ritheksoi përkushtimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës për zbatimin e obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA), si dhe përmbushjen e reformave të nevojshme për avancimin e agjendës së integrimit evropian.

Në takim morën pjesë edhe eurodeputetët Angel Dzhambazki, Ladislav Ilçiq, Lukas Mandl, Karlo Ressler, Thomas Waitz dhe Bogdan Rzonca.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024