Konjufca: Mungesa e drejtësisë për viktimat e luftës, plagë të hapura për popullin dhe shtetit tonë
Lexohet për: 1 min.
277311707_516509763176089_5118608490564827506_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se masakrat në fshatrat Krushë e Madhe dhe Krushë e Vogël, ku dhjetëra familje shqiptare mbetën pa asnjë mashkull, shënojnë vrasjet masive me përmasa gjenocidi.

Konjofca ka shkruar në Facebook se sot, në 23 vjetorin e masakrave të tmerrshme në Krushë të Madhe dhe Krushë të Vogël, me dhembje përkujtuan më shumë se 350 banorë, përfshirë edhe gra e fëmijë, të vrarë, të masakruar dhe të zhdukur me dhunë nga forcat pushtuese serbe, më 25, 26 dhe 27 mars 1999.

“Plaga e parë është masakra e përjetuar nga banorët e pambrojtur, plaga e dytë janë të zhdukurit me dhunë dhe e treta mungesa e drejtësisë për viktimat dhe familjarët e tyre. Dhe jo vetëm për ta, këto vazhdojnë të jenë plagë të hapura në trupin e popullit dhe shtetit tonë, përderisa nuk ndëshkohen kryerësit e gjenocidit në Kosovë. Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024