Konjufca me kërkesë për ndërkombëtarët: Të dënohet Serbia për aktet e agresionit
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar që Serbia të dënohet për aktet e agresionit kundër Kosovës. Ai ka thënë se lirimi i menjëhershëm i tre policëve të rrëmbyer është ultimativ.
Ai ka shkruar se në kohën kur Kosova po del me propozime për të gjetur zgjidhje, Serbia po dëshmon se nuk është e gatshme për asnjë zgjidhje.
“I kërkojmë fuqishëm faktorit ndërkombëtar, veçanërisht BE-së dhe SHBA-së që ta dënojnë Serbinë për këto akte agresioni kundrejt Kosovës. Lirimi i menjëhershëm i tre policëve të Kosovës është ultimativ. Me këtë akt, Serbia në mënyrë të hapur dhe tepër të rrezikshme e ka hedhur poshtë marrëveshjen bazë të normalizimit të marrëdhënieve të pranuar në Ohër dhe Bruksel”, ka deklaruar Konjufca.
Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.
Policia e Kosovës ka deklaruar se tre zyrtarë kufitarë janë kidnapuar nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vijën kufitare në veri të Kosovës.
Policia ka bërë të ditur se njësia policore ka qenë duke patrulluar thellë brenda territorit të Kosovës për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale.