Konjufca: Kosova në pritje të statusit të vendit kandidat të BE-së
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2024_09_10_Kryetari Konjufca priti Shefin e ri të Zyrës së BE-së, Orav (1)
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeparlamentari Glauk Konjufca priti sot në takim shefin e ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, ambasadorin Aivo Orav, me të cilin ka diskutuar mbi zhvillimet aktuale në vend dhe rajon, agjendën evropiane të Kosovës dhe përparimin në procesin e reformave për integrimin evropian. 

Konjufca njoftoi Orav mbi punën e deritashme të legjislaturës së tetë përfshirë miratimin e ligjeve të rëndësishme që lidhen me agjendën e reformave evropiane, si dhe ritheksoi përkushtimin e legjislativit në vazhdimin e reformave të nevojshme.

Ai tha se Kosova ka përmbushur kriteret dhe është në pritje të dhënies së statusit të vendit kandidat të BE-së. Ndërsa, ambasadori Orav vlerësoi progresin e arritur deri tani nga Kosova. 

Konjufca dhe Orav shprehën gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit reciprok, si dhe vazhdimin e mbështetjes së legjislativit në funksion të avancimit të agjendës së përbashkët evropiane.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024