Konjufca: Komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian kanë mbrojtje më pak sociale
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Me moton "Le të festojmë ngjashmëritë tona", ka filluar të mbahet edicioni i pestë i Festivalit Multikulturor.

Me ç'rast është bërë edhe ceremonia e shpërndarjes së çmimeve "Joanat e Kosovës për Përfshirje Sociale dje Drejtësi", ku janë ndarë katër çmime për katër persona që vazhdimisht kanë kontribuar në të drejtat e komuniteteve.

Qëllimi i këtij festivali është ngritja e vetëdijes rreth sfidave e paragjykimeve që ekzistojnë ndaj komuniteteve.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, me këtë rast vlerësoi se festivalet janë mënyra më e mirë për të promovuar diversitetin.

Konjufca tha se do t'i përkrahin më shumë këto komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, duke shtuar se rezultatet tregojnë se këto komunitete kanë mbrojtje më pak sociale nga ana e institucioneve.

"Komunitetet jo shumicë, rom, ashkali dhe egjiptian, kanë mirëqenie më të dobët sociale, kanë mbrojtje më pak sociale nga ana e institucioneve", tha Konjufca.

Konjufca tha se gjitha këto sfida mund të tejkalohen duke punuar bashkërisht, teksa shtoi se do ta kenë përkrahjen institucionale.

Drejtori ekzekutiv i organizatë, Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptas, Isak Skënderi tha se festivali është thirrje për bashkëpunim dhe respekt ndaj njëri tjetrit.

Skenderi tha se titulli i ccmimit "Joanat e Kosovës për Përfshirje Sociale dhe Drejtësi”, është frymëzuar nga aktivistja amerikane, e cila ishte grua që ka luftuar të rrisë një shoqëri të barabartë në shtetin e Amerikës gjatë viteve të 70-ta të shekullit të kaluar. Ai shtoi se në Kosovë ka shumë të tilla që me punën e tyre luftojnë pabarazinë.

Mes tjerash, Skenderi tha se Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka përkrahur vazhdimisht komunitetet.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Festivali do të organizohet edhe në komuna tjera, si në Obiliq, Kamenicë e Graçanicë.

Nga data 7 deri më 9 shtator, në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, do të mbahet festivali i cili tenton të sjellë për publikun traditat, muzikën, ushqimin dhe veshjet e shumë kulturave në Kosovë.

Festivali do të ofrojë: muzikë, shfaqje artistike multikulturore dhe workshope kreative.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024