Konjufca: BE të ushtrojë më shumë presion ndaj Serbisë për normalizimin e raporteve me Kosovën
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeparlamentari Glauk Konjufca denoncoi sot në Budapest përfshirjen e Serbisë në sulmin terrorist në Banjskë të Kosovës në shtator të këtij viti dhe njëherësh i bëri thirrje Bashkimit Evropian të ushtrojë më shumë presion ndaj Serbisë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

Ai në punimet e Konferencës së 11-të të kryetarëve të parlamenteve të shteteve të Evropës Juglindore "Procesi i integrimit evropian të vendeve të Evropës Juglindore", potencoi rëndësinë e unitetit evropian kundrejt rreziqeve që rajoni dhe Evropa po përballet këto kohë, kur agresioni rus në Ukrainë po vazhdon, sikurse edhe përpjekjet për të përhapur vatra të reja konflikti dhe krize.

Konjufca theksoi se është thelbësore që në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, duhet të jetë njohja reciproke si dy subjekte sovrane dhe të pavarura, ashtu edhe siç përcaktohet në marrëveshjen e Brukselit.

Konjufca: Kosova e gatshme për t’u bërë pjesë e OKB-së dhe BE-së - KosovaPress

Ai theksoi progresin që Kosova ka bërë në procesin integrues, përmes një plani kombëtar reformash integruese, ku Kuvendi i Kosovës ka luajtur rol krucial në miratimin, ndryshimin dhe plotësimin e një game të gjerë ligjesh dhe ristrukturimesh të kuadrit institucional në përputhje me kërkesat e BE-së.

“Kosova e sheh Bashkimin Evropian si një bashkësi politike ku respektohen vlerat demokratike, liritë dhe të drejtat, sovraniteti dhe integriteti territorial i anëtarëve të saj”, tha Konjufca.

Në konferencë, shtetet aspiruese për integrim po shkëmbejnë pikëpamje dhe përvoja për procesin integrues, veçanërisht nga këndvështrimi i kontributit të parlamenteve në mbështetjen e agjendës së reformave që shtetet duhet të ndërmarrin në rrugën e tyre drejt BE-së.

Përveç delegacioneve të parlamenteve të rajonit, në konferencë po merr pjesë edhe komisionari për Zgjerimin i BE-së Olivèr Várhelyi, si mbështetje për aspiratat euro-integruese të vendeve të Evropës Juglindore që janë në proces integrimi.

​Konjufca kërkon mbështetje nga Bakoyannis për anëtarësimin e Kosovës në KiE - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024