Konjufca: BE-ja s’ka kompetencë t’i propozojë Kosovës draft për Asociacionin
Lajme
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se Bashkimi Evropian nuk ka kompetencë që t’i propozojë Kosovës draft të statutit për themelimin e Asociacionit.   

Një ditë pas kërkesës së ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier që Kosova të dërgojë draftin e propozuar nga euro-amebikët në Gjykatë Kushtetuese, kryeparlamentari Konjufca, tha se Kosova nuk mundet të qëndrojë gatitu dhe çfarëdo drafti që BE-ja, propozon të dërgojë në kushtetuese.

Ai tha se kërkesën e ambasadorit amerikan e ka kuptuar në formën që Kosova t’i drejtohet me një draft të vetin Gjykatës Kushtetuese.

“I vetmi obligim që e ka Kosova është marrëveshja e vitit 2013. Mendoj se BE-ja nuk ka kompetencë me i propozu asociacion Kosovës. Është gabim me menduar se është kompetencë e BE-së neve me na caktu, kurse kompetencë e jona më dërgu në Gjykatën Kushtetuese. Ndoshta zotëri Hovenier e ka pasur fjalën që Kosova të propozojë një draft të Asociacionit. Kjo është një temë tjetër. Unë nuk e kam kuptuar ashtu siç e paske kuptuar ti. Unë e kam kuptuar që Kosova me iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një draft, por unë nuk mendoj se është kompetencë e BE-së, me i propozu draft Kosovës dhe Kosova me qëndru gatitu dhe dërgu draftin që  BE-ja e propozon. Nuk pajtohem me këtë procedurë”, tha Konjufca.

Ai shtoi se reagimi i amerikanëve ka ardhur më shumë për shkak të vendimit për dinarin, për të cilin theksoi se shumë lehtë mund të gjendet një zgjidhje.

Në anën tjetër, Konjufca e mirëpriti rezolutën e djeshme të Parlamentit Evropian, ku kërkohet qasje e re në dialog dhe largim të masave ndaj Kosovës.

Duke folur për procesin gjyqësor ndaj tij, ku ditë më parë u lirua nga akuza për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, Konjufca e tha se ka qenë pak i befasuar më atë vendim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024