Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se Bashkimi Evropian po dëshiron me zor t’ia marrë kompetencat Kosovës për hartimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kryeparlamentari theksoi se mbështetë idenë që drafti i Asociacionit i propozuar nga Bashkimi Evropian, të dërgohet në Gjykatën e Venecias, ide të cilën e paraqiti kryeministri Albin Kurti.
Konjufca tha se janë të gatshëm të diskutojnë me BE-në, se kur duhet të jetë gati drafti i Asociacionit, por që hartimi i tij të bëhet nga autoritetet e Kosovës.
Ai shtoi se krerët institucional mund të ketë dallime në qëndrime për çështje të ndryshme, mirëpo kur dalin para bashkësisë ndërkombëtare janë të një qëndrimi.
Sa i përket audio-incizimit, ku dëgjohet shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila duke biseduar me terroristin, Milan Radojiçiq, kryeparlamentari tha se s’ka asnjë dyshim se e njëjta ka bërë ndonjë tradhti kombëtare, mirëpo veprimin e saj e ka quajtur si pakujdesi.
Këto komente Konjufca i bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të enjten./KosovaPresss/