Konflikti që nisi në rrjete sociale përfundoi me sulm fizik, arrestohen dy të mitur në Malishevë
Lexohet për: 1 min.
malisheva
1 vit më parë
Linku u kopjua

Policia në fshatin Shkozë të Malishevës ka arrestuar dy të mitur meshkuj kosovarë të cilët kishin sulmuar fizikisht bashkëfshatarin e tyre, gjithashtu i mitur.

Deri te sulmi fizik ka ardhur pas një konflikti që ka nisur në rrjete sociale.

I mituri i sulmuar është detyruar të pranojë tretman mjekësor, ndërsa dy të arrestuarit janë në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar të mitur meshkuj kosovar të cilët për shkak të një konflikti që kishin pas përmes rrjeteve sociale e kishin sulmuar fizikisht bashkëfshatarin e tyre po ashtu i mitur i cili si pasojë ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njoftoi policia.?

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024