Konflikti në sheshin e Vushtrrisë përfundon me armë, dy të arrestuar
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Konflikti në sheshin e Vushtrrisë përfundon me armë, dy të arrestuar
28/02/2026 - 11:32
Linku u kopjua

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e 27 shkurtit 2026 në Vushtrri, pasi një mosmarrëveshje mes tyre ka eskaluar në përdorim të armës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:27 në Sheshin “Hasan Prishtina”, ku dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë përfshirë në një konflikt verbal. Sipas raportit policor, njëri prej tyre i ka drejtuar armën tjetrit.

Policia ka ndërhyrë menjëherë, duke arrestuar të dyshuarit në vendin e ngjarjes. Arma me katër fishekë është konfiskuar si provë materiale.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje”.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026