Konfiskohet një sasi e madhe cigaresh kontrabandë
Lexohet për: 1 min.
440030490_737089938631267_2152530841273124531_n
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Njësia e Task-Forcës e përberë nga Policia dhe Dogana e Kosovës, vazhdojnë aktivitetet për parandalim dhe luftimin e kontrabandës dhe realizim të detyrave në terren në zonën kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Dje në rajonin e Vitisë, është ndaluar automjeti me targa vendore, drejtuar nga S.Z. (47) nga Vitia, njofton sot Policia e Kosovës. Gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuar 500 pako cigare të gatshme për treg të llojit FAST dhe rreth 300 kg duhan të grirë refuz, të cilat dyshohet se i kishte kontrabanduar nga Maqedonia Veriore përmes rrugëve malore në Lubishtë të Vitisë.

Gjatë kontrollit, në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar edhe 200 kg duhan me paketim Marlboro i përpunuar. Gjithsej janë sekuestruar 500 kg duhan me vlerë mbi 6.000 euro, ndërsa shmangiet doganore janë mbi 20.000 euro. Me urdhër të prokurorit i dyshuar dërgohet në qendrën e ndalimit për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor Dheu i Bardhë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024