Konfiskohen mijëra euro në Bërnjak
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Në pikën e kalimit kufitar në Bërnjak, Dogana e Kosovës ka evidentuar sot raste të zbulimit të mjeteve të pa deklaruara monetare.

Rreth orës 14:20, gjatë një kontrolli rutinor në një veturë me dy persona u zbuluan mbi 20 mijë euro të padeklaruara, prej tyre 10.220 euro te personi i parë dhe 10.100 euro te personi i dytë.

Zyrtarët e hetuesisë kanë intervistuar palët dhe është njoftuar prokurori i shtetit. Bazuar në ligj, palëve iu konfiskua 25 për qind e mjeteve monetare, ndërsa 75 për qind e mjeteve monetare u ndaluan përkohësisht me urdhër të prokurorit.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër kontrabandës dhe aktiviteteve të paligjshme, duke garantuar sigurinë ekonomike dhe financiare të vendit tonë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024