Konfiskohen dy armë dhe 21 fishekë në Vushtrri e Skenderaj
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka konfiskuar dy armë zjarri në Vushtrri dhe Skenderaj.

Në rastin e parë, njësia policore në Vushtrri, gjatë kontrollit të detajuar tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me katër fishekë dhe një sprej.

Ndërsa në rastin e dytë, njësia policore në Skenderaj, gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 17 fishekë.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprën penale mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024