Largohen dy deputetë nga Vetëvendosje
Deputeti i deritanishëm i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani ka ftuar për nesër (e martë) konferencë për media.
Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë edhe përfaqësuesit e AKR-së, PD-së me në krye Ferid Aganin, grupi i intelektualëve dhe ekspertëve të prirë nga Fatmir Smajli, deputeti Visar Korenica si dhe figura të tjera të nderuara.
Sipas njoftimit të Listës për Familjen për media, konferenca për media mbahet nesër (e martë) prej orës 11:00, para hyrjes së Kuvendit të Republikës së Kosovës.
KosovaPress raportoi se dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje Eman Rrahmani e Visar Korenica, në zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit nuk do të jenë pjesë e këtij subjekti politik. Ata do të jenë bashkë me partinë e AKR-së, e cila drejtohet nga Behgjet Pacolli.
https://kosovapress.com/rrahmani-e-korenica-ndahen-me-lvv-ne-te-marten-zyrtarizojne-marreveshjen-me-akr-ne