Konferenca në Munih, Osmani takoi anëtarin e Presidencës së Bosnjës Denis Beqiroviq
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Konferenca në Munih, Osmani takoi anëtarin e Presidencës së Bosnjës Denis Beçiroviq
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Konferencën e Sigurisë në Munih, është takuar me anëtarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Beqiroviq.

Në takim është diskutuar mbi sigurinë rajonale, rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm me qëllim të mbrojtjes së sovranitetit, integritetit territorial, si dhe avancimit të rrugës euroatlantike për dy shtetet.

Kujtojmë, Bosnje dhe Hercegovina nuk ka njohur ende pavarësinë e Kosovës, për shkak të qëndrimit refuzues të etnitetit serb.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025