Komunitetet lokale e universitetet forcojnë bashkëpunimin me KFOR-in
Lexohet për: 1 min.
2024_06_06 Western Kosovo Conference-15
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Komanda Rajonale në Perëndim e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO priti sot përfaqësues nga 15 komuna dhe nga Universitetet e Pejës, Gjakovës dhe Prizrenit në Kampin Villaggio Italia.

Pjesëmarrësit nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për të identifikuar dhe zbatuar projekte që ndihmojnë promovimin e arsimit të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës për të gjitha komunitetet.

Koloneli Francesco Ferrara, komandant i Komandës Rajonale të KFOR-it në Perëndim, paraqiti pjesëmarrjen e anëtarëve të komunitetit ndërkombëtar, duke përfshirë ambasadorin italian në Kosovë, Antonello De Riu dhe përfaqësues nga OSBE-ja dhe Misioni i OKB-së në Kosovë.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024