Komunistët dhe veteranët përplasen në ceremoninë e Ditës së Çlirimit
Shqipëri
Lexohet për: 1 min.
20 orë më parë
Linku u kopjua

Anëtarët e Partisë Komuniste dhe veteranët e Luftës Nacionalçlirimtare u përplasën sot gjatë ceremonisë së 29 Nëntorit në Shkodër.

Për komunistët, të cilët vendosën një kurorë me yll në emër të tyre, mos-përmendja e Enver Hoxhës si kontribues në çlirimin e Shqipërisë përbën një fyerje. Sipas tyre, Enver Hoxha ishte figura që i solli lavdi vendit.

“Partia Komuniste me në krye legjendarin Enver Hoxha. Të përmendësh Luftën Nacional Çlirimtare dhe mos përmendësh Partinë Komuniste dhe mos përmendësh Enver Hoxhën do të thotë të mos jesh këtu. Kjo është vërejta dhe për shokun që ka ardhur nga komiteti i Veteranëve. Ne nuk jemi të liruar, jemi të pushtuar”, u shpreh anëtari i Partisë Komuniste.

Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë drejtues të Partisë Socialiste, Partisë Socialdemokrate dhe përfaqësues të pushtetit vendor./ TCh/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024