Komuna e Shtimes do të bëhet me objekt të ri
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Komuna e Shtimes do të bëhet me objekt të ri
2 ditë më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Komunës së Shtimes Qemajl Aliu ka nënshkruar sot kontratën për ndërtimin e objektit të ri komunal në vlerë 2.5 milionë euro, financuar nga komuna që ai drejton dhe Ministria e Punëve të Brendshme.

Ai ka thënë se objekti i ri i komunës do t'i hapë rrugë ndërtimit të sheshit në qendër të Shtimes dhe parkingut nëntokësor.

“Arkitektura e këtij objekti do të përçojë mesazhe të forcës, kujtesës dhe bashkimit, duke pasqyruar rëndësinë e Masakrës së Reçakut në procesin e luftës për pavarësi dhe drejtësi. Së shpejti do ta vendosim gurthemelin e këtij objekti modern e dinjitoz. Lokacioni i ri i objektit do t'i hapë rrugë ndërtimit të sheshit në qendër të Shtimes dhe parkingut nëntokësor. Edhe një premtim i përmbushur”, ka shkruar kryetari Aliu në një postim në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024