Pas takimit që punëtorët teknikë të Qendrave të Mjekësisë Familjare dhe të disa shkollave të kryeqytetit kanë mbajtur me nënkryetarin e Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, janë pajtuar që të rriten pagat.
Pas protestës që këta punëtorë teknikë patën sot para Komunës së Prishtinës, në takimin e lartpërmendur është rënë dakord që të ketë një zgjidhje edhe për ata të shkollave të kryeqytetit, e të cilët pritet që nga janari i vitit të ardhshëm të kenë paga në vlerë prej 350 deri në 400 euro.“Kishim një takim me sindikatën e punëtoreve, të cilët kishin ardhur me një kërkesë shumë legjitime, për rritje të pagave në sektorin privat, flasim për pjesën e punëtorëve teknikë, të shkollave të mesme e fillore, por edhe për punëtorët teknikë të Qendrave të Mjekësisë Familjare. Në si Komunë e Prishtinës nuk kemi ndikim direkt në rritjen e pagave, por e kemi mundësinë të jemi në diskutim me ta dhe përmes proceseve tona të kombinimit dhe të fillojmë negocimin që këto paga me i rrit, sepse aktualisht janë ma të ulëta sesa paga minimale në vendin tonë. Ne u pajtuam me sindikatën që shumë shpejt t’i fillojmë negociatat që pagat të rritën”, tha Zogaj.
Detaje për takimin me nënkryetarin Zogaj, dha kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.
E disa nga punëtorët teknikë të QMF-ve në Prishtinë dhe të nëntë shkollave, të cilët kanë protestuar para komunës, me kërkesë rritjen e pagave, u shprehen se nuk janë të kënaqur me rrogat e tyre dhe se mendojnë që po ju bëhet e padrejtë.
Pakënaqësi pati edhe Miradie Makolli.
E Idriz Bekolli u ankua dallimin e madh të pagave mes punëtorëve teknikë dhe stafit tjetër në këto institucione.