Komuna e Mitrovicës ekzekuton gjysmë milioni euro për dëmet nga vërshimet
Lexohet për: 1 min.
mitrovicaa
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza ka njoftuar të enjten se kanë ekzekutuar gjysmë milioni euro për kompensimin e dëmeve nga vërshimet e muajit janar.

Kryetari Hamza ka shkruar në Facebook se pagesat prej 2500 eurosh për familje janë ekzekutuar dhe qytetarët e prekur nga vërshimet, ato mjete, do t'i kenë në llogaritë bankare.

“Para pak kohësh, Mitrovica jonë ka përjetuar një situatë të jashtëzakonshme nga vërshimet që kanë shkaktuar dëme të mëdha ekonomike në shumë pjesë të qytetit. Komuna e Mitrovicës ka ndarë gjysmë milioni euro për kompenzimin e këtyre dëmeve. Sot, dua të ju informoj se pagesat prej 2500 eurove për familje janë ekzekutuar dhe qytetarët e prekur nga vërshimet, ato mjete, do t'i kenë në llogaritë bankare përkatëse të tyre”, ka shkruar Hamza.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bmitrovicasit-ende-nuk-jane-kompensuar-per-demet-nga-vershimet/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025