Komuna e Mamushës: Jemi turq, por sonte zemra rreh për Kosovën
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Komuna e Mamushës: Jemi turq, por sonte zemra rreh për Kosovën
mamusha foto
31/03/2026 - 18:49
Linku u kopjua

Në komunën e Mamushës, ndeshja historike e "play-off"-it po përjetohet me një përzierje unike krenarie dhe vëllazërie.

Banorët e këtij komuniteti turk në Kosovë janë shprehur të ndarë në parashikime, por të bashkuar në mesazhin e tyre: “Kushdo që fiton, fiton vëllazëria”.

Qytetarë si Sherif Salihollu dhe Lutfi Mazreku nuk e kanë fshehur dëshirën që Kosova të triumfojë, duke theksuar se ndonëse i përkasin kombit turk, ndihen krenarë që janë kosovarë dhe duan ta shohin flamurin dardan në skenën më të lartë botërore.

Për ta, fakti që Turqia e ka mbështetur sportin kosovar që në hapat e parë, e bën këtë përballje edhe më speciale, duke e cilësuar si një "festë miqësore" që i kalon kufijtë e një loje futbolli.

Nga ana tjetër, banorë si Ymer e Veli Mazreku kanë vënë në dukje se suksesi i Kosovës në Sllovaki i ka bërë të gjithë krenarë, pavarësisht etnisë.

“E kemi rininë dhe duam t’i tregojmë botës se kemi një popull të fortë në Ballkan”, u shprehën ata, duke insistuar se sonte nuk do të ketë humbës realë.

Edhe pse komuna nuk ka organizuar një manifestim zyrtar, ethet e ndeshjes ndihen në çdo cep, ku dashuria për të dyja ekipet është e barabartë.

Me mesazhin “dashni kemi edhe andej, edhe këndej”, Mamusha dëshmon se futbolli në Kosovë është bërë mjeti më i fuqishëm për të bashkuar njerëzit rreth një ëndrre të përbashkët: kualifikimit historik në Botëror.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026