Kompletohet xhiro e 17 e Superligës, kështu duket renditja tabelare
Lexohet për: 1 min.
1-Superliga
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kampioni në fuqi, Ballkani e ka mposhtur Ferizaj, lider i tabelës Drita triumfoi ndaj Malishevës, kurse Gjilani e fitoi minimalisht derbin ndaj Llapit dhe këto tri ndeshje e kanë kompletuar xhiron e 17 në Superligën e Kosovës në futboll.

Nuk ka ndryshime në kreun e tabelës me Dritën që vazhdon të mos lëshojë rrugë në vendin e parë me 35 pikë, e ndjekur nga Ballkani me 30 sosh, raporton KosovaPress.

Ferizaj nga ana tjetër vazhdon të përmbyll renditjen tabelare me vetëm 12 pikë.

Kjo është renditja e plotë pas 17 xhirove:

Drita  35 pikë

Ballkani 30

Gjilani 27

Prishtina 23

Dukagjini 21

Drenica 20

Llapi 19

Malisheva 18

Trepça ’89  18

Ferizaj 12

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024