Kompania “Pestova” më pak patate këtë vit, pësoi dëme të mëdha nga vërshimet
Lexohet për: 2 min.
VIPA-150723
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kompania "Pestova" këtë vit pritet të ketë më pak rendimente me patate.

Kjo fabrikë, e cila ka mbjellur rreth 400 hektarë sipërfaqe me patate, ka pësuar dëme në arat e saj si pasojë e kushteve të papërshtatshme klimatike në kultivimin e kësaj kulture bujqësore.

Për dëmet nga vërshimet dhe shiu i madh, kultivuesi më i madh i patates në Kosovë, Bedri Kosumi nga Kompania “Pestova” në Pestovë të Vushtrrisë, ende nuk mori mbështetjen nga Qeveria e Kosovës e as Komuna e Vushtrrisë.

Sfidë tjetër për kultivimin e patates është edhe rritja e çmimit të tokave me qira.

Veç kësaj, pronari i kompanisë “Pestova”, Kasumi i bëri thirrje Qeverisë që në skemën e sigurimeve të kulturave bujqësore, të futet edhe patatja.

Pronari i fabrikës “Pestova”, Kasumi u shpreh se pavarësisht kërkesës që patatja të futet në sigurimin e kulturave bujqësore, ende ka mbetur e parealizuar.

Mes tjerash, Kasumi tha se çmimi që paguajnë për tokën me qira për mbjelljen e patates është rreth 700 euro për hektar.

Mes sfidave, Kasumi tregoi edhe për të arriturat e kësaj kompanie dhe për eksportet produkteve “Vipa chips” nga kjo fabrikë në tregjet Bashkimit Evropian.

Fabrika “Pestova” është kompani vertikalisht e integruar, e cila fillon nga prodhimi i farës së patates, kultivimit të patates për konsum dhe përpunim, si shitje dhe distribuimin e patates dhe produkteve të saj./E.Krasniqi

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024