Kompania më e madhe shqiptare, Prishtinaticket hap linjën e re Prishtinë-Lubjanë
Lexohet për: 2 min.
Capturess
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kompania Prishtinaticket tashmë lidere në tregun e organizimit të fluturimeve për Gjermani, Zvicër dhe Suedi ka hapur linjën e re të fluturimit edhe për Lubjanë të Sllovenisë.

Fluturimi i parë Prishtinë-Lubjanë do të realizohet me datë 31 mars 2023, ndërsa në këtë linjë do të organizohen rregullisht 2 herë në javë fluturime çdo të hënë dhe të premte.

Të gjithë bashkëatdhetarët dhe të interesuarit e tjerë do të mund të rezervojnë biletë për udhëtimet e tyre nëpërmjet webfaqes www.prishtinaticket.net si dhe nëpërmjet thirrjes telefonike në qendrën e thirrjeve të Prishtinticket në numrat në vijim:

?? +49 7621 9165 313

?? +41 61 510 06 86

?? +383 49 200 286

?? +46 470 580 944

Prishtinaticket dhe GP Aviation vazhdojnë të operojnë në shumë destinacione të tjera në Gjermani në qytetet: Münster, Munich, Stuttgart, Düsseldorf, Osnabrück, Nürnberg dhe Berlin, në Suedi në Växjö Smaland si dhe në Zvicër në qytetin e Basel.

Gjatë vitit 2022, Prishtinaticket dhe GP Aviation u kanë shërbyer me profesionalizëm gjithsejt 365.357 pasagjerëve në destinacionet e lartëpërmendura.

Prishtinaticket është kompania më e madhe shqiptare me 12.22% të tregut krahasuar në total me numrin e përgjithshëm të udhëtarëve që kanë udhëtuar nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës Adem Jashari gjatë vitit 2022.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025