Së bashku me CEO-në e Kompanisë FMB Group nga Malisheva, Fadil Begaj nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e marketingut me ofertën ekskluzive nga KosovaPress.
FMB Group është biznes familjar që prodhon dyer dhe dritare me standarde Evropiane.
Kompania FMB është e themeluar në vitin 2001 dhe nga ajo kohë kjo kompani nuk ka ndërprerë aktivitetet e veta. Në fillim kompania ishte një biznes i vogël familjar, dhe merrej kryesisht me përpunimin e dyerve dhe dritareve nga alumini.
Më vonë, falë punës dhe përkushtimit kompania filloi të rritej dhe kështu nisi dhe zgjerimi i aktivitetit, në përpunimin nga PVC, rritjen e numrit të punëtorëve, zhvillimin e teknologjisë si dhe rritjen e hapësirave punuese.
Zgjedhja e veçantë e materialeve si dhe teknologjia e lartë punues garantojnë jetë të gjatë të produkteve të FMB Group, për ketë ju ofron garancion shumë vjeçar.
Së fundmi ka investuar edhe në riciklimin e Polimereve PVC, pet, pp etj.
10% e kësaj shume, do t’i dedikohet grave dhe vajzave me nevoja të veçanta dhe nënave vetushqyese dhe 10% do t’i jepen Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë se Kosovës.
Agjencia e Lajmeve KosovaPress ka filluar një fushatë përkrahje së bashku me biznese duke dhënë së bashku një kontribut shumë më të madh në shoqëri.
https://fmbgroup.net
email: [email protected]
https://www.facebook.com/fmbalplast
#FMBGroup