Komisioni për Siguri kërkon interpretim ligjor lidhur me Ligjin për Këshillin e Sigurisë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
komisioni-271124
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Komisioni për Çështje të Sigurisë po kërkon interpretim ligjor nga Komisioni për Legjislacion lidhur me Ligjin për Këshillin e Sigurisë. Në mbledhjen e këtij komisioni u diskutuara vendimi i presidentes Vjosa Osmani për ta kthyer në rishqyrtim këtë ligj.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi-Mehmeti, e cila ka qenë kryesuese e grupit punues, tha se në takimet qe janë mbajtur gjatë hartimit të këtij ligji nga sponsorizuesi, kanë qenë prezent përfaqësuesit e presidencës, e të cilët nuk kanë pasur vërejtje.

Më tej, deputetja e shumicës parlamentare kërkoi një interpretim të Komisionit për Legjislacion, se si të procedohet më tej me Ligjin për Këshillin e Sigurisë.

Edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni tha se duhet të ketë një interpretim nga Komisioni për Legjislacion.

Ndërkaq, deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Hisen Berisha tha se partia në pushtet po dëshiron të marrë kohë lidhur me këtë ligj.  

Ditë më parë, presidentja Vjosa Osmani mori vendim për ta kthyer në rishqyrtim në Kuvendin e Kosovës, Ligjin për Këshillin e Sigurisë. Ky ligj u miratua në parlament muajin e kaluar.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025