Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka shqyrtuar raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për 2023 dhe atë të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për 2023. Të dy këto raporte kanë rezultuar me opinion të pamodifikuar.
Kryetarja e këtij komisioni, Hykmete Bajrami tha se raporti i e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Agjencisë për Informim dhe Privatësi ka rezultuar pa asnjë gjetje. Derisa ka shtuar se i njëjti do të mbetet në komision, pasi siç tha ajo tanimë nuk ka as kohë që raportet t’i dërgojnë në seancë.
“Edhe raporti i auditimit për Autoritetin Kosovar të Konkurrencës është me opinion të pamodifikuar. Sipas ZKA-së, raporti paraqet një pamje të drejtë në të gjitha aspektet materiale në përputhje me standardet kombëtare të kontabilitetit për sektorin publik. Ky raport ka dy gjetje që kanë të bëjnë me çështjet tjera të menaxhimit financiar dhe të (pajtueshmërisë)... Konsideroj se si raport të mos e bartim në seancë, sepse nuk ka kohë”, tha ajo.