Komisioni për Ekonomi të martën shqyrton vendimin e presidentes Osmani
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, nesër (e martë) pritet të shqyrtojë vendimin e Presidentes së Kosovës, lidhur me kthimin në rishqyrtim të Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit.
Mbledhja e Komisionit pritet në nis punimet në orën 11:00.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bazuar në kompetencat e saj kushtetuese, ka përdorur të drejtën e vetos, duke kthyer dy ligje për rishqyrtim në Kuvendin e Kosovës.
Sipas një komunikate të Presidencës, Ligji për Këshillin e Sigurisë është kthyer për shkak se me përmbajtjen aktuale e rrezikon sigurinë kombëtare dhe është në kundërshtim me Kushtetutën.
Ndërkaq Ligji për mbrojtjen e konsumatorit është kthyer për shkak të dispozitave të caktuara të cilat rrezikojnë mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve, të drejta këto të garantuara me Kushtetutë.
https://kosovapress.com/veto-e-presidentes-cfare-fshihet-pas-kthimit-per-rishqyrtim-te-dy-ligjeve
https://kosovapress.com/fr/miftaraj-osmani-i-tregoi-qeverise-dhe-kuvendit-se-nuk-dine-te-hartojne-ligje