Komisioni hetimor për rezervat shtetërore angazhon tre ekspertë
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua
Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me rezervat shtetërore ka angazhuar tre ekspertë. Hilmi Jashari është angazhuar për fushën juridike, Hasim Krasniqi, në atë të prokurimit publik, ndërkaq, Lulzim Beqiri sa i përket financave.
Anëtarët e komisionit, në mbledhje të martën, u pajtuan unanimisht që nga shtatë kandidatët që kishin aplikuar të zgjidhen tre të lartcekurit.
Anëtari i komisionit, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, në emër të grupit punues për përzgjedhjen e ekspertëve, tha se Jashari, Krasniqi dhe Beqiri i plotësojnë kushtet e kërkuara nga komisioni, sa i përket hetimit në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...
Krahas kësaj, deputetët u pajtuan që javën e ardhshme të mbahet një punëtori, sa i përket hartimit të planit punës./KosovaPress/