Kombëtarja e Shqipërisë zhvilloi ndeshje kontrolli në “Elbasan Arena”
Lexohet për: 1 min.
5-Kombetarja
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Shqipërisë ka zhvilluar sot një ndeshje kontrolluese me lojtarët e grumbulluar, e cila ishte në kuadër të përgatitjeve për ciklin kualifikues drejt Evropianit Euro 2024.

Kjo ndeshje kontrolluese i shërbeu kombëtares shqiptare që të përgatitet sa më mirë për dy ndeshjet e radhës ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, raporton KosovaPress.

Ndeshja kontrolluese u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena”, ku trajneri Sylvinho i ndau lojtarët e grumbulluar në dy skuadra.

Të pranishëm ishin 24 lojtarët e grumbulluar, ndërsa për ta plotësuar grupin stafi teknik morri në këtë ndeshje edhe disa lojtarë nga Kombëtarja U19, e cila ka nisur stërvitjet për dy ndeshjet miqësore ndaj Kosovës.

Stafi teknik ishte tejet i kënaqur me atë që pa nga kjo ndeshje kontrolluese, ndërsa i gjithë grupi u stërvit normalisht dhe asnjë lojtar nuk kishte probleme fizike.

Shqipërisë nga grumbullimi i 26 lojtarëve i mungojnë vetëm Jasir Asani dhe Kristjan Asllani, të cilët janë ende të angazhuar me ekipet e tyre, ndërsa priten t’i bashkohej kuqezinjve të hënën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024